HomePolitikë

Betimi i Arta Vorpsit te noterja, reagon ish-deputeti i PD

tritan-shehu

Ish-deputeti i PD-së Tritan Shehu iu është bashkuar reagimeve pas betimit të anëtares së re Gjykatës Kushtetuese Arta Vorpsi pranë një notereje, pasi presidenti Ilir Meta refuzoi që ajo të ishte pjesë e ceremonisë.

“Dikush thote qe e urdheruan…une pyes, nje person qe zbaton urdhera te tilla duke e vene veten e tij ne pozita kaq qesharake a mund te jete antare e Gjykates Kushtetuese?!”, ngre pyetje ai në një postim në rrjetet sociale.

POSTIMI I PLOTE

Mesazh tragjik per produktin e “Reformes ne drejtesi”.

Gjykata Kushtetuese e cdo vendi demokratik ne bote eshte institucioni i perbere nga specialistet me te afte, me solid, te pa tjetersueshem, koshient te pozicionit te tyre e rendesise se madhe te tij per vendin.

Dhe sot nje juriste, qe mbas shume seleksionimesh e vetingjesh u sapo votua per ate institucion madhor nga ai “Kuvend” antikushtetues e 122-sh me 42 pupace, shkon me vrap te “betohet” tek noteri i saj, pa marre as kushtetuten me vehte…, kishte vetem 26000 leke!

Dikush thote qe e urdheruan…une pyes, nje person qe zbaton urdhera te tilla duke e vene veten e tij ne pozita kaq qesharake a mund te jete antare e Gjykates Kushtetuese?!

Dikush tjeter lexoj qe shkruan se e beri nga pa dija…pyes perseri, a mund te jete kaq i pa ditur nje Gjykates Kushtetues?!

Ka dhe shume mendime te tjera reth e rotull…te gjitha te pa pajtueshme me ate institucion thelbesor.

Mbas mbi dy vitesh pa Gjykate Kushtetuese, pritje te anktheshme per ate, me te drejte lind pyetja e dyshimi i madh: ky do te jete niveli e modeli i asaj te qe po vjen si pasoje e kesaj Reforme?


TË NGJASHME