HomePolitikë

Betimi i Arta Vorpsit te noterja, reagon Presidenca

Vetëm pak pas lajmit të betimit të noterja të Arta Vorpsit, si anëtarë e re e Gjykatës Kushtetuese, reagon me ironi zëdhënësi i Presidentit.

Me një postim në faqen e tij në Facebook, Tedi Blushi, teksa e cilëson qesharak lajmin për betimin e Vorpsit, shkruan se “Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta nuk ndalon askënd të betohet as tek noterja, as tek parukierja”.

Reagimi i Tedi Blushit 

Të dashur gazetarë,
Lidhur me pyetjet tuaja për një lajm qesharak që qarkullon në media, dua t’ju sqaroj se:
Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta nuk ndalon askënd të betohet as tek noterja, as tek parukierja.
Presidenti Meta është betuar me dorë mbi Kushtetutë dhe për të Shqipëria dhe shqiptarët janë të parët.??

1



TË NGJASHME