HomePolitikë

Betohen anëtarët e rinj të SPAK, Meta u bën apel

Është zhvilluar sot në rezidencën e Presidentit të Republikës ceremonia solemne e betimit të tre anëtarëve të rinj të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, z. Sotir Kllapi, z. Vladimir Mara dhe z. Dritan Prençi.

Prokurorët u betuan para Presidentit të Republikës Sh.T.Z Ilir Meta:

“Betohem solemnisht se gjatë kryerjes së detyrës do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë, ligjeve në fuqi dhe do të respektoj rregullat e etikës profesionale!”

Ndërsa i uroi suksese në detyrën e re Meta ju kërkoi të nisin menjëherë nga puna dhe të zhvillojnë hetime në mënyrë efikase, profesionale dhe të pavarur, ashtu siç duhet të funksionojnë të gjitha institucionet qeverisëse të sistemit të drejtësisë.

Ai i bën apel të gjithë përfaqësuesve të sistemit të drejtësisë që të përmbushin detyrën e tyre të pandikuar nga çdo ndërhyrje e brendshme apo e huaj, dhe t’i qëndrojnë përherë besnik vetëm Kushtetutës dhe ligjeve në respekt të saj.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME