HomeSociale

Betohen dy deputetët e rinj të opozitës/ Kandidatja e LSI nuk paraqitet në seancë

Teksa jashtë selisë së Parlamentit  opozita ka nisur protestën, deputetët e rinj, Arben Elezi dhe Adriatik Alimadhi janë betuar.

Ndërsa deputetja e LSI Amra Borova nuk  ka qenë e pranishme. Sipas Kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi, ajo mungon për arsye objektive dhe do të betohet seancën që vjen.

Me hyrjen në Kuvend të tre deputetëve të rinj, numri i Opozitës së Re shkon në 21, ndërsa numri i përgjithshëm i deputetëve shkon në 98.


TË NGJASHME