HomePolitikë

Betohen para Presidentit tre anëtaret e reja të Gjykatës Kushtetuese

Betohen para Presidentit të Republikës tre anëtaret e reja të Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska, Marsida Xhaferllari dhe Fiona Papajorgji.

Mbrëmjen e sotme u zhvillua ceremonia e betimit përpara Presidentit të Republikës, Ilir Meta, ku tre zonjat u betuan si anëtare të Kushtetueses.

Duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, anëtaret e reja u betuan para Presidentit Meta: “Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë!”.

7bee5267-2711-43c8-86fd-b014eab259fe

Presidenti Meta iu uroi shumë suksese dhe punë të mbarë në këtë detyrë shumë të rëndësishme.

08e406e5-59b4-46e6-b4bb-0beb984fd2e6
Xhaferllari-1

TË NGJASHME