HomePolitikë

Betohet kryebashkiaku i Elbasanit

Konstituohet Këshilli Bashkiak i Elbasanit. Ish kryetari i Bashkise, Qazim Sejdini i dorëzon mandatin kryetarit të ri të kësaj bashkie Gledjan Llatja, dale nga zgjedhjet e 30 qershorit.

51 Këshilltarët e rinj kanë votuar për postin e Kreut të Këshillit Bashkiak i cili u zgjodh profesori i Universitetit Hektor Çiftja ndërsa nënkryetare ekonomistja Ana Muça si dhe Sokol Sinani.

I pranishem gjate ceremonise ka qene edhe kreu i grupit parlamentar te PS-se, deputeti Taulant Balla.

Ai e ka nisur fjalën duke uruar drejtimin e Elbasanit për 4 vitet e ardhshme duke theksuar se Qazim Sejdini do të mbahet mend gjatë në historinë e re dhe të vjetër të Elbasanit.

“Ju këshilltarë duhet të kujdeseni që një herë nê muaj të sillni zërin e komuniteteve që përfaqësoni pse jo dhe sikletet e çdo sipërmarrje tëElbasanit. Nuk kemi asnjë minute për të humbur, ne jemi zgjedhur për të punuar. Krijimi i urave të komunikimit me njerëzit duhet të jetë prioriteti juaj. Këshilli bashkiak duhet të jetë pa dallim partish politike. Elbasani ka një traditë të shkëlqyer të badhkëjetesës së partive politike dhe detyra juaj është që të ruani këtë frymë komunikimi”-ka thene Balla.

Sipas tij, në këto 12 vite janë kryer shumë punë nga Qazim Sejdini dhe per kete Elbasani flet vetë.

Gledian Llatja, kush eshte kryebashkiaku i ri
I lindur në qytetin e Elbasanit nga një familje intelektuale Gledian Llatja, është kandidati për kryetar Bashkie i Elbasanit.

Në moshën 38 vjeçare Llatja I cili është edhe babai I një vajze të vogël ka një begraund të zgjeruar përsa i përket arsimit dhe karrierës së tij në fushën e Drejtësisë por edhe Ekonomisë, duke ndjekur traditën e familjes së tij. Në vitin 1999 ai përfundoi shkollën e mesme të përgjithshme në gjimnazin “ Dhaskal Todri”, në Elbasan, dhe në vitin 2003 diplomohet për Drejtësi në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës, dhe në vitin 2004 merr titullin Avokat.

Por nuk përfundon këtu rrugëtimi i arsimimit të tij, pasi në vitin 2009 diplomohet në Master për Administrim Publik në Fakultetin e Drejtësisë pranë Universitetit të Tiranës, me programin e Universitetit të Nebraskës, Sh.B.A. Po këtë vit diplomohet në degën Financë pranë Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Elbasanit. Nga viti 2015 është doktorant pranë Institutit të Studimeve Evropiane.

Karrierën si Jurist e ka filluar në vitin 2003 si ndihmës inspektor (me kohë të pjesshme) në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Në tetor 2003 deri në vitin 2005 punësohet si jurist pranë Drejtorisë Juridike në Ministrisë e Mbrojtjes. Nga viti 2005 deri në vitin 2013 punësohet pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në detyrën e Inspektorit. Në janar të vitit 2014 punon në pozicion e Përgjegjësit të Sektorit të Kontratave pranë Drejtorisë Juridike në Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore.

Nga marsi 2014 deri në shtator të 2017 kryen detyrën e drejtuesit në Drejtorinë Juridike pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore. Gjatë kësaj kohe, për një periudhë disa mujore, ka mbajtur edhe pozicion e Zëvendës Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë. Nga tetori 2017 është emëruar Drejtor Kabineti pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, detyrë që vazhdon ta ushtrojë edhe sot.

Gjatë viteve të karrierës ka ndjekur një sërë trajnimesh, kursesh dhe konferencash, ka dhënë mësim në disa universitete private dhe ka ndjekur programe të ndryshme në organizata jo fitimprurëse në lidhje me sistemin e drejtësisë dhe të drejtave të njeriut. Zotëron gjuhën angleze dhe italiane.

Nga mesi i janarit 2019-të iu besua detyra e prefektit të qarkut Elbasan, duke zëvëndësuar në këtë detyre gjeneralin Maksim Malaj. Që në fillim u duk se Partia Socialiste e emëroi në këtë detyrë për ta njohur përpara qytetarëve Elbasanas, pasi pavarësisht se ka lindur në Elbasan dhe familjen e ka nga ky qytet ishte figurë anonime për qytetarët por tashmë shihet si një pasardhës i mundshëm Qazim Sejdinit që ka drejtuar Elbasanin për 12 vite.

Tashmë pas rreth 4 muajsh në qytet emri i tij nuk është më i panjohur, ai ka mundur të shkelë në çdo zonë të qytetit, është njohur me qytetarët, dhe i ka premtuar se Elbasani meriton të ketë më shumë punësim dhe mirëqenie. Duke vlerësuar kulturën dhe dijen e qytetarëve të tij, Gledian Llatja beson se qytetarët do ta mbështesin në rrugëtimin e tij si kryetar i Bashkisë së Elbasanit pas zgjedhjeve të 30 qershorit, ku ai ka bindjen se do t’ia kthejë me të njejtën monedhë bashkëqytetarëve të tij këtë mbështetje.


TË NGJASHME