HomeShowbiz

Beyonce nuk e duron dot Kim-in?

Kim Kardashian ka zbuluar se janë sheshuar të gjitha hatërmbetjet me Beyonce-n, pasi kjo e fundit i kishte dërguar një pako me veshje nga koleksioni më i fundit Ivy Park x Adidas.

Ylli i reality show-t “Keeping Up With Kardashians” shfaqi në Instagram një sërë postimesh me veshjet e reja që këngëtarja ua ka dërguar shumë të famshmëve.

View this post on Instagram

IVY PARK January 18

A post shared by Beyoncé (@beyonce) on

“Më vjen keq që jam kaq me vonesë! Urime @beyonce & @adidas për një koleksion kaq të suksesshëm. I dua të gjitha dhe mezi po pres që t’i vesh!”, ka shkruar Kim në Story.

Para se Kim të tregonte koleksionin, disa fansa spekuluan se fakti që Beyonce nuk i ka dërguar një pako Kim-it, lidhet me zërat që ende vijojnë hatërmbetjet mes tyre.

Pavarësisht marrëdhënies sipërfaqësore që ka me Beyonce-n, Kim u sigurua që të përgënjeshtronte fjalët duke veshur rrobat e reja.

Hatërmbetjet nisën që kur Kanye u martua me Kim në 2014-n. Fakti që çifti i famshëm Beyonce-Jay Z, mungoi në dasmë, e mërziti shumë reperin Kanye.

Burime pranë tyre sqaruan më vonë se ata u justifikuan me faktin se nuk e kishin mirë marrëdhënien në çift, por në fakt të gjithë mendojnë se Beyonce nuk e ka aspak qejf Kim-in.


TË NGJASHME