HomeTeknologji

Biçikletat e vitit 2019 sipas teknologjisë së Ampler!!!

Ampler është kthyer sërish në vitin 2019 me biçikletat elektrike, të cilat vihen në punë nga një bateri e integruar. Kjo e fundit I jep mundësinë biçkletës të udhëtojë deri në 100 Kilometra (62 Milje).
Bateria mbështetet nga pedalet të cilat karikojnë motorrin qëndror 250 Wat.

 

Ndëkohë që biçikletat duken të njëjta, kompania me qendër në Estoni dhe me qendrën e saj të shërbimit në Berlin, po bën përmirësime të shumta për komponentët themelorë dhe njësitë qëndrore të software-it. Biçikletat gjithashtu janë më të lira këtë vit, edhe pse i është rritur kostoja.
Modeli I ri sportiv dhe i lehtë i cili u shfaq verën e kaluar, është përmisuar dhe është bërë edhe me I lehtë falë fibravekarbonit të cilat janë përdorur tek piruni. Kjo e fundit ka ndihmuar që pesha të jetë më e lehtë se 13 Kg.

Modeli bazë është përmisuar duke përfshirë parafangot e plota, gomat rezistente nga shpimet, me zinxhir i cili drejton 10 korona me shpejtesi të ndryshme dhe dritat e integruara.
Këto padyshim që rrisin çmimin fillestar nga 2,490 € në 2,890 € (rreth 3,200 dollarë). Sidoqoftë, ky çmim aktualisht tregon se ka një kursim prej 145 eurosh, krahasuar me opsionet e njëjta të blera vitin të kaluar.

Ampler gjithashtu është duke përditësuar njësitë qëndrore që kontrollojnë motorrat në të gjitha modelet e ndryshme, përditësime të cilat premtojne shpërndarje e duhur të energjisë dhe ngjitje më të mire, përsa I përket lartësive.
E gjitha kjo tingëllon shumë premtuese kështu që të qëndrojmë të vëmendshëm për të parë mendiet dhe vlerësimet.


TË NGJASHME