HomeLajmi i Fundit

Bie aksidentalisht në një nga plazhet e Ksamilit, vdes 69-vjeçarja

Në plazhin e Ksamilit, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga një mur, shtetësia K. Ç., 69 vjeçe, banuese në Berat, e cila ka qenë me pushime dhe e shoqëruar nga familjarët e saj.

Si pasojë e rrëzimit ajo ka marrë dëmtime në kokë dhe pas ndërhyerjes së mjekësve në Spitalin e Sarandës ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me ngjarjen.