HomeLajme

Bie aksidentalisht nga ndërtesa, humb jetën 63-vjeçari

Ditën e sotme një 63-vjeçar ka rënë nga një ndërtesë ku po punonte dhe ka humbur jetën.

Viktima është identifikuar me inicialet M.P.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur tek “Fusha e Aviacionit” në Tiranë.

Njoftimi i policisë

Më datë 07.05.2020, rreth orës 12:30, tek “Fusha e Aviacionit”, ka rënë nga lartësia e një pallati në ndërtim punëtori shtetasi M.P., 63 vjeç, ku mjekët e ambulancës konfirmojnë se ka ndërruar jetë. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME