HomeLajme

Bie edhe kryegjykatësi i Elbasanit

Nuk ka rikonfirmim në detyrë as për kreun e Gjykatës së Elbasanit, Sulejman Kurti. Vendimi është marrë sot në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit (KPK).

Vendimi u dha nga trupa gjykuese e përbërë nga Firdes Shuli, Lulzim Hamitaj dhe Valbona Sanxhaktari.

Kurti rezultoi me probleme në të trija kriteret e vetting-ut, ku prona të krijuara me burime të pajustifikuara, një raport sekret që sugjeron lidhje me krimin e organizuar dhe një masë sigurie arrest me burg i paargumentuar, e bënë të pamundur rikonfirmimin në detyrë të gjykatësit.


TË NGJASHME