HomeSociale

Bie kamioni në “Kthesën e Levanit”, plagoset drejtuesi

Një mjet tip kamion ka dalë nga rruga mëngjesin e sotëm në vendin e quajtur “Kthesa e Levanit”, në aksin rrugor Levan-Fier.

“Për pasojë është dëmtuar, drejtuesi i automjetit, shtetasi A.Rr, 50 vjeç banues në Mallakastër, i cili u dërgua në Spitalin Rajonal Fier dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, sqaron policia.

Në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.


TË NGJASHME