HomeLajmi i Fundit

Bie nga çatia, humb jetën shqiptari në Itali

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orën 08:00 në Itali, ku ka humbur jetën në mënyrë tragjike një shtetas shqiptar. I vdekur ka mbetur një 48-vjeçar, identiteti i të cilit nuk është bërë publik, pasi po punonte në një kantier ndërtimi në Olgiate Olona në Provincën e Vareses, i cili ka rrëshqitur duke rënë nga 4 metra lartësi.

Pavarësisht mbërritjes së ambulancës, 48-vjeçari nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë. 48-vjeçari ishte baba i dy fëmijëve dhe jetonte në Busto Arsizio.