HomeSociale

Bie një masiv dheu në Krujë, bllokohet qarkullimi në rrugë

Bie një masiv dheu në aksin Krujë-kampi i punëtorëve në Qafështamë të Krujës. Për pasojë raportohet të jetë bllokuar qarkullimi i mjeteve në këtë aks.

Bëhet fjalë përnjë masiv prej disa metërkub dherash, i cili e ka bllokuar qarkullimin në vendin e quajtur lapidari i Abaz Kupit në mes të dy ish- kampeve të punëtorëve.

Për ngjarjen janë lajmëruar edhe Emergjencat Civile.


TË NGJASHME