HomeUdhëtime

Bie numri i turistëve. Ekspertët: Kriza politike pakësoi hyrjet në kufi

Numri i shtetasve të huaj që kanë vizituar territorin shqiptar është në rënie këtë vit krahasuar me 2018. Rreth 10% turistë më pak kanë hyrë në vendin tonë përgjatë janarit 2019-ës, ku numrin më të madh të hyrjeve në Shqipëri e kanë shtetasit anglez, ndërsa më të ultin shtetasit nga Maqedonia e Veriut.

Ai që preket nga çdo gjë që ndodh është turizmi. Rënia e vizitorëve lidhet në këtë mënyrë edhe me ngërçin aktual politik.

Andi Gorica, kordinatoor marketingu, shprehet: “Shiko, duhet të jemi realistë, që turizmi është i lidhur drejtpërdrejtë me çfarë ndodh edhe në sferën politike, edhe në sferën ekonomike”.

Për të shtuar në vijim 210 000 shtetasit e huaj që kanë ardhur në Shqipëri muajin e parë të 2019, duhet t’i bindim për t’u kthyer turistët, sidomos ata që tashmë e kanë hequr kuriozitetin për të parë vendin tonë të vogël.

“Gjënë kryesore që ne duhet të bëjmë është të mbajmë shërbimin. Shërbimi duhet të jetë tepër i lartë, në qoftë se ne presim të kemi kthyes, turistë që kanë qenë më parë dhe duan ta rivizitojnë. Duhet të dimë edhe pjesët e limiteve tona, në qoftë se do flasim për pjesën elitare të skive, unë do thoja që ne si përkasim kësaj pjese sepse ne nuk kemi resorte skish”, shpjegon Gorica.


TË NGJASHME