HomeShowbiz

Big Brother bën gafën e madhe, po ua themi që tani se kush do të dalë sonte

Iliri, Antonela dhe Meridianit janë tre të nominuarit për mbrëmjen e sotme në ‘Big Brother Vip’ dhe njëri prej tyre do të lërë sot shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Dhe ai që do të lërë shtëpinë është Meridiani. Do thoni ju nga e dini? Produksioni i ‘BBV’ ka marrë shumë kritika këtë edicion special, sepse gjithmonë ka vendosur t’i nxjerrë vetë banorët dhe jo me votat e publikut siç pretendohet.

Në faqen zyrtare në Instagram të ‘Big Brother Vip’ dhe të shpërndarë nga faqja zyrtare e Top Channel është promo për spektaklin e sotëm dhe ndër të tjera thuhet se “Vëllai i madh” do të vendosë Antonelën para një zgjedhje të vështirë me kutinë e Pandorës.

Tashmë dihet që kutia e Pandorës hapet gjithmonë afër fundit të spektaklit dhe pasi një nga të nominuarit ka lënë shtëpinë. Meqenëse produksioni ka vendosur Antonelën për kutinë e Pandorës, kjo do të thotë që ajo nuk del nga shtëpia.

Iliri nuk ka si të dalë sepse është favoriti kryesor për ta fituar ‘BBV’, kështu që Meridani e mbyll këtu aventurën e tij në këtë ‘Big Brother Vip’.

Nuk është as hera e parë dhe me siguri as e fundit që produksioni i ‘BBV’ bën vetë bllof dhe del shumë keq te publiku. Të premten e thamë që para spekataklit që do të dilte Big Mama dhe të gjithë e pamë çfarë ndodhi.


TË NGJASHME