HomeShowbiz

Big Brother ndryshon rregullat: “Monikën mbajeni si bebe, puthni Donaldin, Einxheli të jetë e padukshme”

Produksioni i Big Brother VIP ka menduar një lojë të shkëlqyer, për të cilën mund të themi se është ideja më e bukur e këtij edicioni.

“Pjellshmëri mendimi e paparë, më e bukura”, tha Iliri, pasi lexoi urdhrat e reja të lojës me zarfin e bardhë rreth orës 22:00 para gjysmës së banorëve.

Loja e re është kjo. Monika duhet të trajtohet sikur është fëmijë, duhet të ledhatohet dhe t’i ofrohen gjëra për të pirë. Donaldi duhet të trajtohet me shumë dashuri, puthje dhe fjalë të ëmbla.

Ndërkohë, Einxhel do të konsiderohet njeri i padukshëm. Domethënë, askush nuk duhet të flasë me të, madje as ta shohë. Kjo duhet bërë nga gjysma e banorëve të shtëpisë.

Sikur të mos mjaftonin këto 3 banorë, edhe Arjola duhet të ketë trajtim special. Banorët duhet të sillen me të vetëm me humor. Më saktësisht, duhet të qeshin me të dhe ta tallin në formë shakaje.

“Nuk e kuptoj. Iliri po më puth. Si ka mundësi? Kjo është lojë, se nuk ka shans. Ky as nuk më flet me gojë, imagjino të më puthë”, tha Monika.

Ndërsa Iliri dhe Egzona luajnë me të duke përdorur një top basketbolli dhe po e trajtojnë si bebe.


TË NGJASHME