HomeLajmi i Fundit

Bilanci i pandemisë/ Basha: Ke 16 mijë të vdèkur, Rama ironik: Ia dolëm pavarësisht aleancës tuaj me virusin

Gjatë kohës kur kryeministri po fliste lidhur me menaxhimin e pandemisë, Lulzim Basha replikoi. Rama po thoshte se situata është përballuar me kujdes, por siç duket Basha nuk ka dakortësuar.

Kryedemokrati u shpreh se në Shqipëri ka pasur 16 mijë vdekje, ndërkohë Rama nuk ia kurseu ironinë duke i thënë se pavarësisht shtytjeve dhe ákuzave të opozitës, qeveria ia ka dalë me sukses.

Ndërkohë, kryeparlamentarja Lindita Nikolla pa paralajmëruar Bashën që mos të flasë pa leje.

Rama: Në 2013-ën vetëm 43 përqind e shpenzimeve në shëndetësi mbulohej nga shteti. Kemi kursyer nga buxheti i shtetit. Kemi ndërtuar 300 qendra shëndetësore siç premtuam. Edhe më evident është një Shërbim Kombëtar i Urgjencës Shëndetësore ka vendosur një standard bashkëkohor. Sikur virusi që gjunjëzoi botën të kishte gjetur Shqipërinë me shëndetësinë, me drejtuesit pa kokë të sistemit shëndetësor, siç e gjetëm ne, pa platformën E-Albania, parafytyroni karantinën e përgjithshme pa pasur mundësinë që të dilnin për leje. Këtu do të ishte bërë një gjë më e rëndë. Këtu do të ishte një motiv krenarie. Shqipëria nuk u gjunjëzua në kohën e pandemisë.

Basha: Fol për të vdèkurit, ke 16.000 të vdèkur.

Rama: Meqë po ndërhyni, përballoi dhe aleancën tuaj me virusin, i dhatë një shtytje të lehtë, po nejse.

Basha: 16 mijë vdèkje
Rama: Falë fillimit të shpejtë të vaksinimit, ku shumica e rajonit mbeti si peshku pa ujë, falë punës këmbëngulëse, pa orar dhe pastaj kaluan muajt, të gjitha institucionet bënë detyrën e tyre.


TË NGJASHME