HomePolitikë

‘Bild’ publikon përgjimet e reja, del biseda e Ramës me drejtorin e Ministrisë së Brendshme

Gazeta gjermane ‘Bild’ ka publikuar pak momente më parë përgjime të reja nga ‘dosja 184’. Në përgjimet e publikuara dëgjohet kur kryeministri Edi Rama komunikon me drejtorin e ministrisë së Brendshme Arben Keshin, për zgjedhjet vendore të vitit 2017.

BISEDA E PLOTË:

Arben Keshi:  Po shefi

Edi Rama: Hë mo, si duket?

Arben Keshi: po mirë, mirë, te pritshmëritë jemi

Edi Rama: E ke realizuar objektivin kështu?

Arben Keshi: Them që po. Tani me pjesën e atyre që po na thonë komisionerët, e kemi realizuar.

Edi Rama: Ashtu ëëë….

Arben Keshi: Them që po

Edi Rama: Po ata maskarenjtë, kishin bërë presione më thanë eeee?

Arben Keshi: Po, deshen të më kapnin mua, po ajo ndodhi punë dy minutash, derisa shkova brenda zyrave qëndrore, sepse po më prisnin në hotel  ku isha duke flejt.

Edi Rama: E ca të bëjshin ty ata?

Arben Keshi: Hic mo, ishin nja 50 veta. Thjesht mo këtë pjesën e presionit me të godit, kështu. Ai është legen, ai Flamur Noka është…

Edi Rama: Po ku ta del dot ty Flamur Noka mo burrë

Arben Keshi: Po jo mo, nuk është e thjeshtë. Po edhe ky djali Sokolo, vetëm sa më la mua…Ata kujtuan se jam dhe unë në makinë. Dhe e ndalën, nja 50 vetë. Jo se I bënë ndonjë gjë, sa e goditën, po ai iku e se kapën dot.

Edi Rama: Hmm, më mirë kështu se ci do sherret. Dëgjo, po ti mendon se e kemi kapur objektivin apo jo?

Arben Keshi: Këtu ku jam unë përgjegjës po. Mund të lëvizë më pak, ose më shumë, por sa na kanë thënë komisionerët, jemi me pritshmëri të mëdha.

Edi Rama: Komisionerët I ke pasur top eee?

Arben Keshi: Po po, I kam pas shumë të mirë.

Edi Rama: Kuptoj, mirë vllai

Arben Keshi: Inshallah, mirë falemnderit

Edi Rama: hajt ciao


TË NGJASHME