HomeSociale

Bileta 1 dollarëshe, propozon një kompani ajrore meksikane

Një kompani ajrore meksikane propozon bileta avioni për vetëm një dollarë për personat pa dokumenta, me origjinë nga Amerika Qendrore dhe që duan të kthehen në vendin e tyre, ndërkohë që Meksika po shfaq vështirësi për të përballuar fluksin e migrantëve.

Programi ‘’Bashkoni familjet’’ i njoftuar dje nga kompania Volaris ka për qëllim të ndihmojë për riatdhesimin e migrantëve nga Kosta Rika, Salvadori dhe Guatemala.

Kjo ofertë është e vlefshme deri më 30 qershor për migrantët pa dokumenta për t’u nisur nga aeroportet e Tijuana dhe Ciudad Juarez (të dy pranë kufirit me SHBA-në ) si dhe Guadalajara dhe Meksiko.

Ata që duan të përfitojnë nga kjo ofertë duhet të jenë në gadishmëri për të përfituar vendin e parë që do të lirohet, dhe çmimi nuk përfshin taksat e aeroportit, që mund të arrijnë deri në 45 dollarë në aeroportin e Meksikos, për fluturimet ndërkombëtare.


TË NGJASHME