HomePolitikë

Bileta e urbanit 70 lekë? Zbardhen kërkesat e Shoqatës së Transportit drejtuar qeverisë

Në fillim të kësaj jave transporti urban publik në kryeqytet, Kamëz dhe Vorë u ngrit në grevë dhe njëherësh reduktuan në masën 50% automjetet në shërbim. Vendimi i tyre erdhi pas rritjes së çmimit të naftës dhe Shoqata e Transportit Urban Publik shprehet se nuk e përballon dot një kosto kaq të lartë.

Ofruesit e shërbimit urban kërkojnë nga shteti një kompensim për biltën e transportit, e cila është 40 lekë, të abonesë linjë që është 1200 lekë dhe të abonesë së përgjithshme që aktualisht kushton 1600 lekë.

Të dalë nga kriza e shkaktuar prej pandemisë Covid-19 dhe tani përballë rritjes së çmimit të naftës, Shoqata e Transportit Qytetas i është drejtuar kryeministri Rama me një letër për kompensimin e çmimit të biletave me 30 lekë dhe aboneve me 600 lekë, në të kundërt do të reduktojë shërbimin deri në masën 20%. Duke lënë të nënkuptohet se çmimi i biletës është 70 lekë.

Në letrën e tyre dërguar qeverisë me 8 tetor transporti urban kërkon:

1.Subvencionimi i të ardhurave të munguara për subjektet transportuese si pasojë e kufizimeve të protokollit të sigurisë;

2.Heqja e akcizës dhe e taksave të karburantet, siç është zbatuar dhe në sektorë të tjerë të ekonomisë;

3.Zbritja e TVSH-së në shitje nga 20% – 0% për vitin 2020 dhe rikthimin në nivelin 6% në vijim si sektori i hoteleri turizmit;

4.Rimbursimi në burim i kategorive të cilat përfitojnë transport publik falas.

Ndërsa në letrën e datës 10 tetor 2021, Shoqata e Transportit Urban Publik kërkon:

A.Kompensimi i tarifës të biletës njëpërdorimshme 30 lekë/biletë;

B.Kompensimi i biletës të pajtimit mujor, abone e përgjithshme në masën 600 lekë/ abone; C.Kompensim i biletës së pajtimit mujor abone linje, 600 lekë/abone;

D. Kompensim të tarifës për biletën e studentit

Letra


TË NGJASHME