Lajme Lajmi i Fundit Sport

Biletat dhe tifozët “minierë ari” për Tiranën

Tirana ka një “minierë ari” brenda saj. Janë tifozët dhe biletat që shet për tifozët. Edhe pse sezoni i shkuar ishte skarco nga aspekti sportiv dhe i penalizuar nga dënimet e Disiplinës, nga ana financiare ishte frytdhënës për sa u përket biletave. Me një llogari të thjeshtë, bardheblutë kanë pasur rreth 38400 shikues në stadium.

Mesatarja për ndeshje ka qenë diku 2400 bileta të shitura për takim, ndonëse zemrën e luanit e mbajnë dy derbet e sezonit të shkuar. Këtu nuk futet fakti që bardheblutë kanë qenë një nga skuadrat më të persekutuara nga Disiplina, pasi kjo e fundit e ka mbyllur gjashtë ndeshje stadiumin e bardhebluve, diçka shumë e rrallë për skuadrat shqiptare. Numri i lartë i tifozëve në stadium ka sjellë edhe më shumë para për skuadrën bardheblu.

Tirona Fanatics koreografia ne derbi

Me një mesatare prej 500 lekësh për biletë, duke kompensuar biletat e tribunës dhe pjesët e tjera të stadiumit, Tirana ia ka dalë të mbledhë 192 milionë lekë të vjetër. Rreth 100 milionë lekë janë mbledhur nga derbi ku stadiumi ka qenë plot, ndërsa pjesa tjetër e parave janë grumbulluar nga sfidat e tjera, mes Kupës dhe kampionatit.

SEZONI I RI – Akoma më mirë ka nisur sezoni i ri për Tiranën. Rreth 19 mijë bileta të shitura dhe rreth 100 mln lekë arkëtim janë goxha për skuadrën bardheblu. Sigurisht, llogaritë janë me një mesatare dhe shuma varion në këto nivele. Kjo do të thotë se Tirana është kthyer në skuadrën që prodhon para, mjafton që të vazhdojë të arrijë rezultate të mira në kampionat.

Te ardhurat nga Biletat, Tirana

Nëse skuadra është në krye dhe të ardhurat nga biletat janë të mëdha, ajo që bie më shumë në sy është fakti që me pesë takime është arritur gjysma e shifrës së sezonit të shkuar. Mëkat që këtë javë bardheblutë do të luajnë pa tifozë me Laçin, në një nga sfidat më delikate të sezonit bardheblu ku në lojë janë më shumë se tri pikët.

PANORAMASPORT.AL

Related posts

Rikthimi i vizave nga Holanda, Basha: Përse i ndodh Shqipërisë

Mila

Ambasada Amerikane jep njoftimin e rëndësishëm për punë

Xhensila Gotanews

Cikalleshi e çon ndeshjen në 4-2

Klaudia gotanews
Na Kontaktoni!