HomeSociale

Bill Gates, Warren Buffett, Oprah përdorin metodën “Rregulli 5-orë”

Cfarë duhet të bëni që të ngjitni majat e botës së biznesit, pra të arrini kulmin e suksesit? Shumë persona të suksesshëm me famë botërore praktikojnë “rregullin 5-orë “. Rregulli ka në vete 3 shkallë : leximi, reflektimi dhe eksperimentimi.

Leximi– Oprah Winfrey thotë “Librat për mua ishin një rrugë drejt lirisë personale”. Shembuj të sipërmarrësve më të suksesshëm:
Warren Buffett kalon pesë deri në gjashtë orë në ditë duke lexuar pesë gazeta dhe 500 faqe raportesh të korporatave te ndryshme. Bill Gates lexon 50 libra në vit. Mark Zuckerberg synonte të lexonte të paktën një libër çdo dy javë. Elon Musk sipas vëllait të tij u rrit duke lexuar dy libra në ditë.

Warren Buffet lexon 5 gazeta ne dite

Reflektimi – Është celësi kryesor për të hapur dyert e suksesit. Tim Armstrong bën që skuadra e tij të kaloj 4 orë në javë vetëm duke menduar. CEO i LinkedIn Jeff Weiner cakton dy orë kohë të menduari çdo ditë.

Elon Musk

Eksperimenti – Më në fund “rregulli 5 ore” merr fazën finale e cila është eksperimentimi. Gjatë gjithë jetës së tij, Ben Franklin la mënjanë kohën për eksperimente, ndoqi virtytet e tij dhe përforcoi idetë me individë që kishin të njëjtin mendim. Shembulli më i madh i eksperimentimit mund të jetë Thomas Edison. Ai do të identifikonte çdo zgjidhje të mundshme dhe më pas do të testonte sistematikisht secilën prej tyre. Sipas njërit prej biografëve të tij, “Megjithëse i kuptoi teoritë e ditës së tij, ai i gjeti të padobishëm ato në zgjidhjen e problemeve të panjohura”. Shumë profesionist përqëndrohen në produktivitetin dhe efikasitetin, jo nivelin e përmirësimit. Si rezultat “rregulli 5 ore” mund të përmirësoj qëllimin tuaj.

Shembulli më i madh i eksperimentimit , Thomas Edison.


TË NGJASHME