Lajme Showbiz

Billboard e shpall Ariana Granden si “Femra e vitit”

Këngëtarja e muzikës pop, Ariana Grande, është shpallur si “Femra e vitit” nga revista Billboard Magazine.

Hitet e saj ishin në top-listat e revistës  si dhe ishin ndër më të dëgjuarit.

“Ariana Grande është një yll origjinal që nuk ndjek trendet dhe drejtimet aktuale të industrisë së muzikës. Ajo qëndron prapa vendimit që shpesh nuk janë të mira për ndjekëset e saja të reja”, shkruan Ros Scarano nga Billboard.

“Ajo është e guximshme dhe aktualisht bën muzikën më të mirë në karrierën e saj. Absolutisht e meriton të jetë gruaja e vitit”, tha ai.

Theksojmë se çmimi për vitin 2018 do t’i dorëzohet bukuroshes amerikane më 6 dhjetor në qytetin e New Yorkut.

Ky është një sukses i madh për Arianen dhe pasi kohët e fundit i dha fund lidhjes me humoristin, Pete Davidson.

Related posts

Mediat greke plasin bombën: Dy konteinere me kokainë kaluan nga Durrësi

Mila

Zv.ministri i drejtësisë flet për pasaktësitë me shifrat, çfarë thotë për 13 Tetorin

Xhensila Gotanews

Vetëvendosja: Policia e Kosovës tregoi se ka kapacitet

Klaudia gotanews
Na Kontaktoni!