HomeShowbiz

Billboard shkruan: Ava Max do të pushtojë toplistat muzikore

Një tjetër yll shqiptar që po pushton top listat muzikore në Amerikë është edhe Ava Max.

Revista “Billboard” e ka quajtur këngëtaren shqiptare Amanda Koçi, e njohur me emrin artistik Ava Max, si “artiste e cila pritet t’i pushtoj toplistat muzikore” në botë, si dhe e kanë krahasuar talentin e saj me atë të Lady Gaga-s.

Ajo po ecën me hapa të sigurt drejt suksesit dhe kënga e saj e fundit dhe shumë e pëlqyer nga publiku, “Sweet But Psycho”, brenda vetëm 5 muajve ka arritur ti marrë 100 milionë klikime në “YouTube”.

Me “Sweet but Psycho” ajo është radhitur në vendin e dytë në Billboard Dance Club, ku të njëtit kanë bërë edhe një shkrim për Ava-n, duke treguar edhe prejardhjen e saj shqiptare dhe fillimin e karrierës së saj muzikore, përcjellë Indeksonline.

“Vajza e dy emigrantëve shqiptar Ava Max e lindur si (Amanda Ava Koci), ka praktikuar gjuhën angleze duke kënduar këngën  “Vision of Love” të Mariah Carey-t, si pesë vjeçare duke shkuar në shkollë. Në moshën 14 vjeçare, ajo nisi të fitonte kompeticione duke impresionuar të gjithë përfshirë edhe nënën e saj, një këngëtare e trajnuar për opera, e cila besonte në talentin e saj që një ditë do të ndodhë diçka e madhe “Nëna ime më ka thënë: ‘Nuk ka asgjë për ty këtu’, dhe me këtë familja e saj u shpërngulën në Los Angeles”, nis shkrimi i Billboard për yllin e ri shqiptar.

Por, jeta e saj ndryshoi në tri vitet e fundit, kur ajo këndoi ‘’Happy birthday”, në një ditëlindje, ku i pranishëm ishte producenti i njohur Cirkut, i cili bashkëpunon me Miley Cyrus dhe Katy Perry.

Por, viti 2019 i dha famën për të cilën luftoi, ajo tashmë ka famë dhe po vazhdon drejtë rrugës së Rita Orës, Dua Lipës e Bebe Rexhës.


TË NGJASHME