HomeShowbiz

Billie Eilish donte të bëhej modele, por urrente trupin e saj

Billie Eilish, në intervistën e saj të fundit për Vogue, foli për thuajse çdo gjë: që nga shoqëria e saj me Drake, e deri tek ndjesitë që i shkakton të qënit kaq e famshme kur je vetëm 18 vjeç.

Një pjesë të mirë të intervistës e zuri rrëfimi i saj në lidhje me trupin dhe dëshirën për t’u bërë modele. Këngëtarja, tregon se ka kaluar një periudhë mjaft të vështirë derisa arriti ta dojë dhe ta pranojë trupin dhe zhvillimin e saj të menjëhershëm.

Billie Eilish donte të bëhej modele, por urrente trupin e saj

“E urreja trupin tim. Do të kisha bërë gjithçka për të qenë në një trup tjetër.  Doja kaq shumë të bëhesha modele, por isha e mbushur dhe e shkurtër. U zhvillova fare herët. Kisha gjoks të madh kur isha 9 vjeç dhe periodat më erdhën kur isha 11. Trupi im po ecte më shpejt sesa truri.”- u shpreh artistja.

“Eshtë interesante sepse kur je e vogël as nuk mendon për trupin tënd. Pastaj, për një çast sheh veten dhe thua: Uaa, si t’ja bëj të mos jem kështu?”

Billie Eilish donte të bëhej modele, por urrente trupin e saj

Billie, në këngën e saj “idontëannabeyouanymore, pasqyron pasiguritë më të mëdha të vetes dhe në 2017-ën tregoi se kënga është e gjitha përjetim personal.

Shëndeti mendor ka qenë gjithnjë një çështje delikate për artisten më të famshme të planetit momentalisht. Jo pak herë, Eilish ka menduar t’i japë fund jetës.


TË NGJASHME