HomeShowbiz

Billie Eilish: Komentet online po më shkatërronin jetën

Këngëtarja 18-vjeçare e cila ka qenë në qendër të vëmendjes pasi fitoi pesë çmime Grammy dhe realizoi kolonën zanore të filmit të James Bond – pranoi se ditët e fundit ajo ka ndaluar së lexuari komentet që njerëzit po shkruanin për të në rrjetet sociale.

E pyetur nga BBC, Eilish tha: Ndalova së lexuari komentet dy ditë më parë. Literalisht dy ditë më parë. Nuk lexoj më asnjë koment sepse po më shkatërronin jetën. Përsëri.

Vëllai i saj Finneas O’Connell, 22 vjeç, me të cilin ajo shkruan këngët e saj tha: Mendoj se ju shikoni dikë të famshëm dhe mendoni se çfarëdo që të thoni ju ata nuk do ndikohen, por e keni gabim, jemi të gjithë të barabartë kur jemi online.

G. TATANI


TË NGJASHME