HomePolitikë

Bindja Demokratike ‘luftën’ e ka me Bashën

Pas ankimimit të Partisë Bashkimi Demokrat në Kolegjin Zgjedhor për regjistrimin në zgjedhje të partisë së re, Bindja Demokratike, ka ardhur dhe reagimi nga koordinatori i kësaj të fundit.

Nëpërmjet një postimi në facebook, Astrit Patozi shprehet se kjo parti që ka bërë ankesë është një fantazmë e shpikur nga Basha, ndërsa shkruan se “Lulëzim Basha është angazhuar seriozisht në betejën kundër BINDJES DEMOKRATIKE, tanimë duke u përpjekur ta pengojë atë që të marrë pjesë në zgjedhje.”

Më poshtë reagimi i plotë i Patozit:

PATOZI REAGON PAS KËRKESËS SË NJË PARTIE FANTAZËM PËR ÇREGJISTRIMIN E “BINDJES” NGA ZGJEDHJET

Lulëzim Basha është angazhuar seriozisht në betejën kundër BINDJES DEMOKRATIKE, tanimë duke u përpjekur ta pengojë atë që të marrë pjesë në zgjedhje.
Ndërkohë që për të gjithë demokratët shqiptarë kundërshtar mbetet Edi Rama dhe qeveria e tij, për Lulzim Bashën kundërshtar është BINDJA DEMOKRATIKE, pasi, me sa duket, atë e shikon si rrezik për karriken e tij.

Përdorimi i disa klubeve me maska për të shantazhuar BINDJEN DEMOKRATIKE, që ajo të shmanget nga gara, do të dështojnë ashtu siç dështoi edhe fushata qesharake e gjetjes së nënshkrimeve të parregullta, të cilat u mblodhën në një kohë rekord.

BINDJA DEMOKRATIKE vazhdon t’i qëndrojë vendimit të saj për të garuar në çdo bashki të vendit, përveç atyre ku mund të rikandidojnë bashkiakë të djathtë në detyrë ose kandidatë të pavarur.

Ajo është në një aleancë të gjerë me demokratët shqiptarë në gjithë vendin, përveç Lulzim Bashës, i cili ndjehet më i kërcënuar nga BINDJA, se sa nga Edi Rama.


TË NGJASHME