HomePolitikë

Bindja demokratike, Strazimiri: Nuk regjistrohesh me deputet borxh

Partia Demokratike mbetet e palëkundur në qëndrimin e saj se regjistrimi i Bindjes Demokratike në zgjedhje është i paligjshëm.

Ish-deputeti,  Gent Strazimiri, i ftuar në RTV Ora, thotë se ligji  ka përcaktuar qartë dy kriteret dhe këtu nuk përfshihet garancia e deputetit Lefter Koka.

Strazimiri: O duhet të paraqesësh një listë me zgjedhës që të përkrahin ose duhet të kesh të paktën prej 6 muajsh një deputet tëndin në parlament, jo deputet që e merr borxh. Ligji thotë deputet të partisë. Nuk ka një të tillë.Termin mbështetje ligji nuk e njeh. PS, shteti monist, po bën disa favore që ne të na e shesë si demokraci dhe garë. Unë nuk e ha.

Lidhur me tërheqjen e kandidatit të  Bindjes Demokratike për Skraparin dhe pretendimin se është kërcënuar, ai pati këtë koment:

Strazimiri: Prej jush e kam marrë vesh, nuk e njoh. Sot ka dalë dhe një kandidat tjetër i Bindjes që e ka denocuar procesin si farsë. Me kandidatin e Lezhës kam një njohje nga larg, ata shprehen vetë si është çështja.


TË NGJASHME