HomeShowbiz

Birësoi djalin autik para 3 vitesh, ylli i YouTube nuk dëshiron ta mbajë më

Youtuber-sja, Myka Stauffer ka pranuar se do të rikthejë aty ku e mori djalin e saj të adoptuar. Ajo e birësoi djalin e saj 3 vite më parë ne Kine mirëpo tani shprehet se nuk mund të kujdeset për të pasi ai ka shumë nevojë për kujdes.

Ajo pranoi se e kishte të vështirë të kujdesej për të voglin pasi kishte “nevoja shumë më të veçanta për të cilat ne nuk ishim në dijeni”.

Ylli i YouTube është akuzuar se ka abuzuar me djalin e saj autik duke ia lidhur duart me shirit për ta ndaluar atë të thithte gishtin e madh.

Ylli i mediave sociale, 32 vjeç, e cila është gjithashtu nënë e tre fëmijëve biologjikë, tani po përballet me një reagim të ashpër nga ndjekësit pasi këta të fundit shkruajnë se ajo e ka birësuar të voglin vetëm për të pasur më shumë fame në rrjetet sociale.

Një ndjekës shkruajti: “Sa traumatizuese për një fëmijë, veçanërisht ai që është autik dhe i adoptuar, ndërkohë që mendonim se do ta trajtonin atë fëmijë në një mënyrë ekstra të veçantë.

Myka dokumentoi tërë udhëtimin e birësimit në YouTube, duke e bërë Huxley një temë kryesore në kanalin e saj, madje edhe para se ta sillnin në shtëpi duke grumbulluar keshtu miliona shikime ne kete platforme.


TË NGJASHME