HomeLajme

Birra Corona humbet miliarda nga Koronavirusi

birra corona

Aksionet e të dy kompanive, që prodhojnë birrën Corona dhe e tregtojnë atë në Shtetet e Bashkuara janë goditur shumë rëndë nga koronarivusi Covid-19.

Rënie e aksioneve në bursat amerikane, nuk ishte shqetësimi i vetëm për kompanitë duke qënë se shitjet e birrës kanë rënë në gjithë botën. Emri identik i produktit me virusin famëkeq është shkaku i kësaj katastrofe për kompaninë.

Së fundmi CNN, publikoi në accountin në twitter një sondazh i cili tregonte se 38% e amerikanëve nuk do të blejnë birrë Corona. USA Today raportoi të hënën se janë rritur kërkimet në Google me tekstin “virusin e birrës Corona.”

Në dy muajt e fundit kur filloi dhe epidemia botërore e Covid-19, kompania humbi 170 milion dollare ne shitjet e parashikuara për këtë kohë. Kompania beson se rënia e shitjeve erdhi si pasoje e uljes së njerëzve që dalin në publik në Kinë, për të shmangur infektimin nga koronavirusi i ri. Kjo është shumëfishuar nga rënia drastike e jetës së natës dhe frekuentimi në rënie e shumë bareve dhe restoranteve që janë të detyruar të mbyllen. Drejtori i Përgjithshëm Carlos Brito i tha CNBC: ”Biznesi ynë ka të bëjë me vendet ku dilet për argëtim, në restorante dhe jetën e natës duke dalë me miqtë. Ne po përgatitemi për një rritje të shitjeve kur gjërat të kthehen në normalitet.”


TË NGJASHME