HomeRajon

Bisedat telefonike, Zaev takim me ambasadorin rus

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev sot do të takojë ambasadorin rus në Maqedoni, Sergej Bazdnikin, tema e të cilit pritet të jetë skandali me bisedat telefonike të Kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev dhe dy komedianëve rus.

Takimi vjen pas publikimit të skandalit me bisedat telefonike të kryeministrit me komedianët rus të cilët ishin prezantuar si Poroshenko dhe Stoltenberg.

Pjesë e debatit të takimit do të jetë edhe ndikimi rus në Ballkan.

Në lidhje me biseda telefonike të publikuara nga komedianët rus, Ambasada ruse u shpreh për mediet e vendit se “nuk komentojnë zhvillime të komedianëve”.


TË NGJASHME