HomeSociale

Bizneset e vogla, të papunët dhe personat me ndihmë ekonomike / Rama shpjegon shpërndarjen e ndihmës

Në daljen e tij në facebook, kryeministri Rama u ndal edhe në një pikë shumë të rëndësishme sa i përket masave të marra për parandalimin e koronavirusit. Rama sqaroi edhe njëherë se si do të jetë mënyra e pagesës për 3 nga shtresat kryesore që preken më shumë nga izolimi total për shkak të koronavirusit: bizneset e vogla, të papunët dhe personat me ndihmë ekonomike.

Shifra e vënë në dispozicion për të mbuluar të gjitha shpenzimet e këtyre shtresave, është plot 731 milionë lekë të reja.

BIZNESET E VOGLA

Dëgjoni me vëmendje në regjistrimin e deklarimeve mujore shpesh paga e vetme e deklaruar nga një biznes është e kryefamiljarit që deklarohet në kufijtë e pagës minimale.

Rruga më e shkurtër do ishte të thoshim okej, po i japim pagën minimale të deklaruar nga ai vet e jemi në rregull me aritmetikën e regjistrin, pra 710 mln pagat e deklaruar nga biznesi i vogël, aq po shpërndajme edhe ne.

Por ka një shprehje populli kur thotë i takon me ligj e zakon.

E dimë se ka shumë familje të vetëpunësuara ku shembulli tipik i kryefamiljarit deklaron bashkëshorten pa pagë.

Do shkojmë përtej këtij numri që të gjitha qelizave familjare të këtij vendi që nuk po funksionojnë normalisht të mos u mungojë ajo që kanë në kohë paqe, por ajo që ne mund të bëjmë për ta në këtë kohë lufte, ne do ja japim edhe gruas së atij kryefamiljarit pagën e luftës, në këtë mënyrë cdo i regjistruar me pagë, pa pagë si i vetëpunësuar në biznes të vogël, do marrë pagë lufte e shuma 710 mln e pagave nga ata që e kanë mbyllur biznesin do bëhet 57 miliardë lekë të reja, dyfish i shumës së deklaruar si pagesa në kohë paqe.

Këta janë plot 60 440 persona që s’do i lëmë vetëm“.

KATEGORIA ME NDIHME EKONOMIKE

Po kështu shuma që shteti në kohë paqe paguan për familjet në kategorinë e ndihmës ekonomike është 340 milionë lekë të reja në muaj.

Po të paguajmë po kaq, e dimë që në ato familje në nevojë, në paqe dikush del e punon në të zezë tek tuk për një shishe qumësht më shumë.

Ndaj që të jemi në rregull do shpërndajmë për familjet në ndihmë ekonomike, dyfishin e shumës që shpërndajmë në kohë paqe, pra ndihma ekonomike gjatë luftës për 70 mijë familje që janë në regjistër e ndihmës shtetërore do dyfishohet”.

TE PAPUNET ME PAGE PAPUNESIE

 “Kemi në regjistrin e ndihmës shtetërore edhe të papunët që marrin pagesë papunësie.

Dyfish do e bëjme edhe pagesën e papunësisë se nuk është koha për të parë si llogaritar strikt ligjin por për të zbatuar edhe zakonin si shqiptar


TË NGJASHME