HomePolitikë

Biznesi, Yuri Kim thirrje klasës politike

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka marrë pjesë në konferencë e Dhomës Amerikane për Klimën e Biznesit, nga ku iu ka bërë thirrje qeverisë dhe të gjithë klasës politike që të bashkëpunojnë dhe të luftojnë korrupsionin.

Sipas Kim përmirësimi i klimës politike në vend bën që Shqipëria të mund të tërheqë investimet si dhe të krijojnë një standard më të mirë jetese për shqiptarët.

Ambasadorja Kim tha se një nga tre prioritetet e saj për të cilin ajo do të punojë fort është rritja e investimeve në Shqipëri.

Lidhur me klimën e biznesit dhe kemi marrë mendime nga shumë investitorë. Rritja e mundësive të biznesit të amerikanëve është një nga prioritetet e mia këtu në Shqipëri. Anketimi tregon një rënie në klimën e biznesit 2019, përveç tërmeteve, ka edhe pengesa strukturore që bëhen pengesë. Disa problematika janë: Klima politike, Konkurrenca e padrejtë, Korrupsioni. Në tre prioritetet që kam që është rritja e marrëdhënieve për mbrojtjen dhe rritja e investimeve, secila ndikohet nga korrupsioni, shpresoj që komiteti i biznesit do të shikojë për zgjidhje praktike. Pres të shoh vizionin e dhomës amerikane për rritjen e investime, si do rritet punësimi dhe si do të tërhiqen investimet amerikane. Janë pyetje për dhomën amerikane dhe për qeverinë. Njerëzit janë të mërzitur nga deklaratat duan politika për të arritur një standard të mirë jetese. Shqiptarët duan zgjidhje dhe që udhëheqësit të punojnë së bashku dhe qeveria të mundësoj një të ardhme më të mirë, të luftohet korrupsioni dhe të kenë një ekonomi më të mirë. Sërish ju sfidoj të gjithëve që ta përdorni raportin e sotëm për të korrigjuar gabimet. Populli shqiptar do rezultate, vizion dhe mbetem besimplotë se politika shqiptare është e aftë ta kalojë këtë sfidë, SHBA do ju mbështes gjithmonë”, tha Kim.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME