HomePolitikë

Biznesmeni SMS Ramës pas postimit në FB, kundërpërgjigjet kryeministri


Në kuadër të luftës së qeverisë kundër informalitetit, kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një mesazh në rrjetet sociale ku duket se aksioni i qeverisë nuk kursen as biznesmenët që Rama “i do shumë”.

“Yllin e famshëm të Peshkut në Tiranë, e dua shumë se është punëtor i madh, po ligjin e dua edhe më shumë! Pranej Yllo, se t’kom ene katunarin tim anej nolt, men për her tjetër me kuponat ene mos e harro inglizin, që thotë “Dy gjona jon t’vdekme për robin n’demokraci, vdekja ene taksat”?, shkruan Rama në FB.

Por pas këtij postimi, Rama ka marrë një mesazh nga biznesmeni i cili i shkruan: Haha vallaj vdekjen e disha por ket gje jo por me thon te drejten me reformat qe jan ber jam ber akoma me i fort. Gati investimi i radhes per 2020. Kuponi toleranc zero.

ylli hidri

E pas këtij mesazhi ka reaguar sërish kryeministri Rama që shkruan në FB:

“Falemnerit Yllo, ne katunarët e Tironës e dum shtetin, dihet ajo punë, por pa shaka, rrofsh që s’mi provokove nervat me ndonjë mesazh allasoj?
Miqësia miqësi, po llogaria llogari?”

rama ylli

TË NGJASHME