Kulturë Lajme

“Bjeshkët” Në TIFF. Një histori shqiptarë nën sytë e një regjisori belg

Ky është Prek Gjoni, një bari në dukje I zakonshëm që përshkon këtë rrugë midis Thethit dhe Valbonës .

Kjo fotografi është bërë nga regjisori belg Gregoire Verbeke, i cili më pas historinë e këtij bariu e zgjeroi në një film, që e quajti “Bjeshkët”. Që prej marsit filmi ka shëtitur nëpër festival të ndryshme, derisa ai erdhi në TIFF, për t’ju folur edhe shqiptarëve për një histori shqiptari.

“Udhëtova më herët në Shqipëri, para se të bëja filmin. Herën e parë vizitova Valbonën.Takova familjen e bariut. Pashë malet, natyrën e ndjeva mikpritjen e njerëzve. Pasi kontaktova këtë njeri vendosa të kthehesha, për të bërë këtë film të shkurtër’, tha Gregoire Verbeke, regjisor .

Pasi filmi u prodhua, Prek Gjoni ishte I pari që e pa, pasi Gregoire shkoi me projektor të vogël për t’ia treguar atij në fillim filmin.

“U impresionova nga fakti që ai vendosi të ecte 4  ditë për 100 km së bashku me 120 bagëtitë e tij. Kjo është e veçante, sepse njerëzimi i ka bërë  për një kohë të gjatë. Për mijëra vite ne kemi ecur së bashku me kafshët. Mbase në vitet e fundit çdokush do të kishte zgjedhur një makinë elektrike, por ai ende vazhdonte ta bënte këtë rrugë në këmbë. Dhe kur e pashë u habita që kjo ende ndodh” u shpreh regjisori.

Diçka tjetër që i bëri përshtypje këtij krijuesi të ri ishte pikërisht shoqërizimi dhe mikpritja e malësorëve të asaj zone. Sepse për të nga kjo histori e thjeshte, lindi një miqësi.

“Kur udhëtonim nga Shkodra në Valbonë çdo natë e kalonim në një shtëpi të ndryshme, me njerëz që nuk i njihnim. Barinjtë na ftonin të hanim, të flinim me ta, dhe ti ndjen që je i lidhur me ta. Ishte diçka shumë speciale për mua, që ata më morën mua si të huaj dhe më lejua të bëhesha pjesë e tyre”, tha Verbeke./tch

Related posts

AKU bllokon dy subjekte në Kavajë, ja pse

Klaudia gotanews

Tërmeti/ Soreca: 8 vende anëtare të BE kanë dhënë ndihma për Shqipërinë

Mila

Policia shqiptare, trajtim me policinë e Kosovës e Malit të Zi

Mila
Na Kontaktoni!