HomeShowbiz

Blendi Fevziu na surprizon, publikon foton e rrallë me vajzën e madhe

Ndonëse është shumë aktiv në rrjetet sociale, Blendi Fevziu nuk poston shumë mbi jetën e tij private. Ai është babai i dy vajzave, Mishel dhe Alis, me të cilat preferon të ndajë rrallë foto në rrjetet sociale. Një përjashtim gazetari e ka bërë edhe ditën e sotme duke postuar një foto me vajzën e madhe.

Ata ndodhen me pushime në Mykonos e prej andej nuk kanë rezistuar duke publikuar dy foto shumë të ëmbla. Blendi shihet i veshur me një palë pantallona të bardha dhe këmishë të zezë, teksa e bija ka veshur një fustan shumë ‘stil’ të bardhë. Ata shihen të përqafuar dhe të buzëqeshur ndërsa krah postimit Blendi nuk ka shkruar asgjë.

Mishel është komentuar gjithnjë për ngjashmërinë që ka me të atin dhe as këtë herë nuk u ka shpëtuar këtyre komenteve.

Në një intervistë kohë më parë, duke folur për familjen Blendi tha se është një emocion krejt i ndryshëm që ka përjetuar në rritjen e dy vajzave: “Me Mishel nuk jam angazhuar aq shumë se kam pasur më pak kohë. Ajo është rritur pa qenë unë aq i pranishëm, ndërsa me të voglën, e kam thënë, kam qenë më pranë saj…” – ka treguar Blendi.

Po mes një babai më pak të përkushtuar dhe një tjetri “me kohë të plotë”, si janë të bijat? Natyrisht, edhe ato, me një diferencë moshe të konsiderueshme, momentalisht janë më larg njëra-tjetrës. E madhja, e cila jeton në SHBA, për Blendin është një shoqe shumë e mirë. Madje, ai ka rrëfyer edhe për bisedat e shopping-ut që bën me të, për bluzat, për xhinset, tipike për moshën e Mishelit. Megjithatë, gazetari i njohur, thekson se më shumë se gjërat materiale, ai do të donte që të bijave t’u linte diçka me më shumë vlerë: “I kam thënë se do mundohem që ti të udhëtosh në sa më shumë vende të botës, që të kesh një pasuri shumë më të madhe se pasioni i shopping-ut apo i gjërave të tjera të moshës…”

Pa Alis? Për momentin, ajo e sheh Blendin si partner në lojë: “Për momentin, jam partneri i saj në lojë. Kush më sheh me të, më thotë “bobo, paska rrjedhur”, aq shumë argëtohem me të. Bëjmë çdo gjë bashkë, shkojmë nga fusha për të luajtur, natyrisht kjo pjesa e verës ka qenë më atraktive…” – thotë Blendi duke shpresuar se, një ditë, edhe së voglës, nëse do të mundet fizikisht, do t’i injektojë pasionin e tij për udhëtimet, ashtu siç ka bërë me Mishelin dhe ka rezultuar me sukses: “Shpresoj që nëse ajo do të jetë kurioze dhe unë do të jem fizikisht i mundur, do të doja shumë ta shoqëroja nëpër udhëtime të gjata – kjo është pasuria më e madhe që një baba mund t’u lërë fëmijëve të tij – një vizion sa më të madh dhe më të prekshëm për botën…”


TË NGJASHME