HomeShowbiz

Bleona Qereti e vlerësoi publikisht, Irma Libohova i shpreh falenderimet e emocionuar

Këtë të hënë Bleona Qereti ishte e ftuar speciale në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, në të cilin shprehu drejtpërdrejtë vlerësimet e saj për Irma Libohovën. Kur u pyet nga Alketa Vejsiu se cila është këngëtarja e preferuar shqiptare, Bleona deklaroi: “Është Irma Libohova. Unë jam rritur me këngët e Irmës, për mua është idhull, artiste që i ka rezistuar të gjitha kohërave. Kur isha fëmijë mezi prisja ta shihja në televizor dhe tani mezi pres ta shoh”. Siç duket ky vlerësim i ka pëlqyer shumë Irmës, ndaj ajo ka vendosur ta falenderojë publikisht Bleonën dhe gjithë artistët e tjerë. “Ç të them unë? A ka gëzim më të madh, kur përveç publikut, që të gjithë i jemi mirënjohës, të të vlerësojnë edhe kolegët? Mirënjohje kolegë artistë, për të gjithë ju! Faleminderit ty o yll”, ka shkruar Irma në një postim në ‘Instagram’.

//www.instagram.com/embed.js

Më pas nuk kanë munguar komentet nga ana e ndjekësve, të cilët shprehen se ajo meriton çdo fjalë, sepse është frymëzim për të gjitha gjeneratat. Duke ditur se konkurrenca mes artistëve shpesh është e ashpër, duhet vlerësuar shumë fakti që një pjesë e tyre ruajnë raporte shumë të mira me njëri-tjetrin.


TË NGJASHME