HomeShowbiz

Bleona Qereti feston ditëlindjen, zbulohet resorti luksoz ku po qëndron

Ditën e sotme, Bleona Qereti feston ditëlindjen dhe mbush plot 40 vjeç. Ajo publikon shpeshherë foto në ‘Instagram’ ku ekspozon luksin që e rrethon në Amerikë, megjithatë duket se ditëlindjen ka zgjedhur ta festojë në një vend tjetër. Bleona zbuloi nëpërmjet një fotoje në ‘Instastory’ se po qëndronte në resortin ‘Las Ventanas al Paraiso’, i cili ndodhet në Meksikë. Pas disa kërkimeve të vogla, zbuluam se resorti ishte me 5 yje dhe kushtonte $1,012 nata. Resorti ofron gjithçka, pishinë, kujdes për kafshët, transport, parkim, si dhe një pamje të mrekullueshme. Bleona nuk ka zbuluar asnjë detaj tjetër se me kë ka zgjedhur ta festojë këtë ditë të rëndësishme, megjithatë presim të shohim foto të tjera.


TË NGJASHME