HomeShowbiz

Blerim Destani s’ka të ndalur! Së shpejti pjesë e një tjetër filmi hollivudian

Blerim Destani është një ndër artistët shqiptarë që ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm jashtë Shqipërisë, madje duke bërë realitet edhe ëndrrën hollivudiane të shumë aktorëve. Pak kohë më parë ai mbylli xhirimet e filmit “The Poison Rose” në të cilin luajti përkrah Morgan Freeman dhe John Travolta.

Ndërkohë së fundmi ai ka zbuluar se është bërë sërish pjesë e një filmi ‘Hollyëood-i’, ku do të ketë mundësinë të aktrojë përkrah emrave të mëdhenj si Robert De Niro apo Lee Jones. Destani do të jetë pjesë e kastit të aktorëve të filmit “The Comeback Trial” dhe aty do të ketë rolin e Boris. Këtë lajm kaq të rëndësishëm Blerimi e ka ndarë me të gjithë ndjekësit në instagram teksa është shprehur:

Krenar për projektin tim të fundit kinematografik. Së bashku me të mëdhenjtë e ‘Hollywood-it’, Robert De Niro dhe Lee Jones!”.


TË NGJASHME