HomeShowbiz

Blero dhe Afrona drejt altarit, zbulohet data e dasmës së çiftit

Prej kohësh çifti i njohur i showbizit Afrona Dika dhe Blero Muharremi ka bërë me dije se këtë vit do ti japin fund beqarisë. Çifti ka rrëfyer se në shtator do të organizojnë një dasmë madhështore në zonën e Ranës së hedhur në Shëngjin, ku do të jenë të ftuar 600 persona mes tyre dhe shumë personazhe të njohur VIP.

Ndërkohë pak ditë më parë Afrona bëri festën e beqarisë në ishullin Santorini të Greqisë, dhe nëpërmjet postimeve të ndryshme ka zbuluar detaje të ndryshme në lidhje me ceremoninë e dasmës. Por së fundmi nëpërmjet një postimi në Instagram Afrona ka zbuluar se dasma do të bëhet në datën 21 shtator.


TË NGJASHME