HomeShowbiz

Blero i jep fund beqarisë, zbulon detaje të tjera nga dasma

Blero dhe Afrona Dika, do të kurorëzojnë me martesë dashurinë e tyre disa vjeçare në 21 shtator. Çifti i njohur kanë vendosur që ceremonia e martesës të mbahet në një nga hotelet më të mirë në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin dhe do të ketë rreth 500 të ftuar.

Pak ditë më parë përmes një interviste të shkurtër me ndjekësit në ‘Instagram’, Afrona zbuloi se gjatë dasmës do të ndryshojë tre fustane dhe se mezi po e pret atë moment.

Së fundmi Blero ka treguar se cilët artistë do të këndojnë dhe do të mbajnë gjallë atmosferën në dasmë. Nëpërmjet një postimi në Instastory ai ka treguar se në dasmë do të ketë 3 këngëtarë, me të cilën ai ruan edhe një raport të mirë miqësor.

Sa për informacion në dasmën tonë do të këndoj Sabri Fejzullahu, Ramadan Krasniqi, Shkurte Gashi. Thashë t’ju informoj saktë. Faleminderit me dashuri Afrona dhe Blero”, ka shkruar këngëtari.


TË NGJASHME