HomeSociale

“Blindohet” gjykata, ish-deputeti i PD del në gjyq

Blindohet gjykata në pritje të nisjes së seancës gjyqësore për ish-deputetin Bardh Spahia, që pritet të njihet me masën e sigurisë.

Para gjykatës ka forca të shumta policie që kanë bërë rrethimin e zonës, siç mund të shihni edhe në video.

Mësohet se seanca në ngarkim të tij do të mbahet me dyer të mbyllura. Ai ka qëndruar më shumë se 48 orë në izolim, ndërkohë që u ndalua live nga policia teksa shkonte në studion e TCh për të qënë pjesë e një debati televizv.

Një natë më parë qytetarë nga Shkodra kanë protestuar para Policisë së Tiranës aty ku mbahet ish-deputeti Spahia, i arrestuar pas ngjarjeve në KZAZ në Shkodër.

Protestuesit kërkuan lirimin e Spahisë dhe personave të tjerë të arrestuar dhe paralajmëruan protesta të përditshme.


TË NGJASHME