HomePolitikë

Blindohet nga Policia godina e Kuvendit, nisen nga rrethet protestuesit

Në kundërpërgjigje për seancën e jashtëzakonshme të thërritur nga ana e mazhorancësKuvend, PD dhe LSI, tashmë me mandate të djegura, kanë thirrur një protestë për në orën 17:00.

Në kuadër të kësaj proteste Policia e Shtetit ka reaguar menjëherë duke marrë masa sigurie për mbarëvajtjen e saj.

Në bulevardin pranë selisë së Partisë Demokratike, është vendosur një autokolonë mjetesh të Policisë.

Forca të shumta policore kanë rrethuar edhe godinën e Parlamentit. Në vijë të parë qëndron Policia e Rendit, e ndjekur nga Shqiponja, RENEA dhe Garda e Republikës.

Ndërkohë, sipas raportimeve të gazetarëve të Fax News nga rrethet, janë nisur drejt Tiranës një numër i konsiderueshëm protestuesish të cilët do të marrin pjesë në protestën e orës 17:00, ku për shkak se vendimi për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme ka qenë i papritur, ata nuk kanë patur kohë të organizohen dhe shumica prej tyre janë nisur me makina private.

Kryetari i PD-së për Elbasanin, Eugen Isaj ka deklaruar se pjesmarrje do të ketë, por duke qenë se vendimi ishte i papritur dhe gjithashtu është ditë pune dhe masat ishin marrë për protestën e thirrur për ditën e enjte, numri i protestuesve nga ky qytet pritet të jetë I reduktuar.

Edhe nga Durrësi raportohet e njëjta gjë, ku tashmë ata që do të marrin pjesë në këtë protestë, janë nisur dhe kryesisht me automjetet e tyre private.


TË NGJASHME