HomePolitikë

Bllokimi i rrugës në Shkodër, protestuesit përplasen me policinë

Është shoqëruar me përplasje mes policisë dhe protestuesve, ngjarja që ndodhi pak më parë në Shkodër ku disa simpatizantë të PD-së i bllokuan rrugën kryeministrit Rama.

Simpatizantë të PD-së, kanë djegur goma në mes të rrugës te Ura e Bahçallekut për të mos lejuar ardhjen e kryeministrit, ndërsa nuk kanë lejuar as kalimin e makinave.

Protestuesit ndodhen te ura e Bahçallëkut dhe tek ura e Spatharit në Vau Dejës duke bllokuar të dy anët që lidhen me Shkodrën.


TË NGJASHME