HomePolitikë

Bllokimi i rrugëve nga opozita, zbulohet ku do jetë Basha dhe Kryemadhi

Ndërsa opozita ka paralajmëruar që ditën e sotme në orën 18:00 do të bllokojë akset kryesore në 12 qarqe të vendit, kreu i demokratëve ka vendosur të jetë në Elbasan, ku do të bllokohet mbikalimi i Bradasheshit. Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, do t’ bashkohet protestuesve tek rrethrrotullimi i Plepave në Durrës.

Në krye të protestave do të jenë ish-deputetët e opozitës dhe krerët e partive të koalicionin opozitar. Strukturat e PD-së në të gjithë vendin janë njoftuar të mbështesin protestat në nivel qarku, ndërkohë që pritet që për 120 minuta qarkullimi i mjeteve në të gjithë vendin të jetë i paralizuar.


TË NGJASHME