HomeBotë

Bllokohen pasagjerët në aeroport si pasojë e ndërprerjes së energjis elektrike

Një defekt në sistemin elektrik në Aeroportin Ndërkombëtar të Hartsfield-Jackson të Atlantas në SHBA, aeroporti më i ngarkuar në botë, ka lënë mijëra pasagjerë të bllokuar duke shtyrë edhe shumë fluturime për një kohë të pacaktuar.

Administrata Federale e Aviacionit njoftoi për bllokimin e fluturimeve në Atlanta në orë 11:30 të së dielës, ora lokale, duke nënkuptuar se aeroplanët po mbahen në aeroportet e tyre të nisjes.

Në Hartsfield-Jackson zhvillohen mesatarisht 2.500 fluturime, me të cilët udhëtojnë afro 275.000 pasagjerë në ditë, sipas faqes së saj të internetit, shkruan tch.

Për shkak të madhësisë së tij, ndërprerja mund të ketë një efekt të madh në të gjithë trafikun ajror, si brenda dhe jashtë SHBA-ve.


TË NGJASHME