HomeSociale

Bllokohet autostrada Lushnjë-Fier nga protestat e banorëve të zonës

Mëngjesi i kësaj të shtune e ka gjetur të bllokuar autostradën Lushnjë-Fier si shkak i protestave të banorëve vendas për vendosjen e barrierave metalike në kryqëzimin e njohur si ‘pushimi i shoferit’.

Protesta me bllokimin e autostradës zgjati disa minuta duke krijuar radhë kilometrike trafiku nga të dy anët dhe u desh ndërhyrja e polícisë për të liruar qarkullimin.

Bllokimi me barrikada hekuri i  vendit të quajtur “Pushimi i shoferit” është mbyllur nga Autoriteti Rrugor Shqiptar ditën e djeshme. Ky kryqëzim ka shërbyer si nyjë lidhëse nga autostradë në drejtim të qytetit të Divjakës si dhe nga autostrada në njësitë administrative Krutje, Allkaj, Bubullimë, Fiershegan e më tej për në Kuçovë e Berat, ndërsa pas bllokimit nuk ka as një rrugë alternative.

Në këtë mënyrë banorëve të zonës u duhet të kryejnë më shumë se 30 deri ne 40 km rrugë shtesë për të shkuar në destinacion nga rrethrrotullimi i Kolonjës!


TË NGJASHME