HomeModa

Blogerja shqiptare që duhet të ndiqni patjetër jo vetëm për festa, por gjithë vitin

Në kohët që po jetojmë, çdokush që e ka një talent mund ta reklamojë më së miri në rrjetet sociale. Nuk është e lehtë kjo rrugë, mirëpo nëse punon fort për qëllimin që i ke vënë vetes mund t’ia dalësh. Në Instagram shohim përditë profile të kuruara deri në detajin më të vogël nga vajza të talentuara shqiptare. Jemi mësuar që shembujt t’i marrim nga bota, mirëpo Shqipëria dhe Kosova kanë shumë vajza me stil të veçantë, prej të cilave mund të mësoni shumë për modën. Nga një vëzhgim në Instagram në këtë periudhë festash, na tërhoqi vëmendjen një blogere nga Kosova që profilin e saj e ka aq të bukur sa duhet ta ndiqni patjetër për të marrë sa më shumë pozitivitet prej saj. Blogerja quhet Argjira Spanca dhe ka rreth 26 mijë ndjekës që presin çdo ditë foton e radhës nga ajo. Fillimisht kur kontrollon profilin e saj mendon me vete se Argjira është një blogere që ka për qëllim të tregojë aftësitë e saj në pjesën e grimit dhe estetikës së fytyrës. Për të është shumë e rëndësishme që grimi mos të jetë i rënduar dhe kjo është një këshillë që ajo ua jep shpesh mikeshave të saj. Një grim natyral, por i realizuar me mjeshtëri duket të jetë arma e fortë e Argjirës. Mirëpo, nuk mbaron me kaq.
Ajo nuk është thjesht një “Beauty blogger”, por mund të konsiderohet edhe një “Travel blogger”. Udhëtimet mesa kemi kuptuar zënë një vend të rëndësishëm në jetën e saj. Mund të ndjeni edhe pak zili kur shikoni vendet që ajo ka vizituar, mirëpo i gjithë sekreti qëndron tek realizimi i fotove. Ndonjëherë nuk ka rëndësi se ku ndodhesh sepse kur ka njerëz të talentuar që i marrim më të mirën një vendi, realizojnë foto të bukura edhe në një sfond të bardhë, të thjeshtë.
Argjira e ka këtë talent; çdo vend duket sikur e zbukuron me stilin e veçantë, që e dallon nga të tjerat. Por le të qëndrojmë pak tek moda, dashuria e madhe e blogeres. Ajo e ka hapur këtë blog prej një viti dhe me siguri në fillim nuk e mendonte se do arrinte të ndiqej nga kaq shumë njerëz. Mirëpo, sot Argjira e konsideron si punë pasi është gjatë gjithë kohës e angazhuar për të sjellë gjëra të reja që ua lehtësojnë disi jetën vajzave. Ajo përveç blogut, merret me marketing dhe me siguri puna e përditshme e ndihmon për ta reklamuar më së miri profilin e saj. Nga intervista të ndryshme që blogerja ka dhënë 3 janë gjërat më të rëndësishme që një vajzë duhet të ketë për të qenë sa më “IN”.

1.Thjeshtësia: Veshjet e saj duken perfekte, sepse sekreti qëndron tek kombinimi. Argjira zgjedh edhe markat e shtrenjta, por në profilin e saj ka edhe veshje me çmime të përballueshme nga çdo vajzë që e dashuron modën.

2.Grimi: Siç e theksuam edhe me lart, çelësi i suksesit qëndon tek fytyra. Një makeup i realizuar bukur për Argjirën është një hap më pranë të bukurës ideale.

3.Pozitiviteti: Ka plot njerëz të bukur në rrjetet sociale, por duhet të kesh patjetër pozitivitet që njerëzit që të ndjekin të marrin nga fryma pozitive që ti u shpërndan atyre.

Pra, është kaq e thjeshtë të jesh “Cool” në kohën e Instagram-it, por thjesht duhet të ndjekësh njerëzit e duhur për t’u frymëzuar prej tyre. Blogerja Argjira Spanca është një prej tyre.
Modë, bukuri, udhëtime…por patjetër edhe pozitivitet mund ta gjeni vetëm në profilin e saj!

View this post on Instagram

Always crushing over @womensecretofficial

A post shared by A R G J I R A S P A N C A (@argjiraspanca) on


TË NGJASHME