HomeModa

Bloggerja e njohur fanse e Dua Lipës, dëgjon këngët e saj në çdo moment

Chiara Ferragni është një nga ‘bloggeret’ më të njohura në mbarë botën. Prej disa vitesh ajo është një nga emrat kryesorë në fushën e modës me një jetë tepër aktive në ‘Instagram’ dhe jo vetëm midis Milanos dhe New York-ut.

Së fundmi 31-vjeçarja ndodhet në pushime së bashku me partnerin e saj, këngëtarin e njohur, Fedez. Ajo ka ndarë me 16.4 milionë ndjekësit e saj foto dhe video nga më të ndryshmet nga këto pushime, por detaji interesant që tërhoqi vëmendjen tonë ishte se ‘bloggerja’ e njohur ishte një fanse e madhe e këngëtares me origjinë shqiptare, Dua Lipa.

“Gjithmonë dëshiroj të dëgjoj këngët e dua Dua”, ka shkruar Chiara bashkangjitur videos ku duket se është duke lëvizur në ambientet ku po pushon.

Kujtojmë se me këngët e saj Dua Lipa ka kryesuar në top listat botërore, duke u bërë fituese e një sërë çmimesh si ‘Grammy Award for Best New Artist’, ‘Grammy Award for Best Dance Recording’, ‘Brit Award for British Female Solo Artist’ etj.


TË NGJASHME